Tre ‘gjigantët’ e BE mbështesin anëtarësimin e Ukrainës, por: Na duhet të flasim me Putinin

16 June 2022, 19:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre ‘gjigantët’ e BE mbështesin anëtarësimin e

Udhëheqësit e tre vendeve më të mëdha të BE thanë se mbështesin kërkesën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe thonë se vendit duhet t'i jepet statusi i menjëhershëm i kandidatit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Ukraina dhe Moldavia i përkasin familjes europiane, por do të duhet ende kohë që të përmbushin kriteret për anëtarësim

Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa i nevojitet.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se në luftën e tyre kundër pushtimit të Rusisë, populli ukrainas po mbronte vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin europian.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Ukraina mund të mbështetet te aleatët e saj europianë. Ai tha gjithashtu se nevojitej një lloj kanali komunikimi me presidentin rus, Vladimir Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pushtimi i Rusisë ishte një sulm ndaj gjithë Europës dhe vetëm veprimi i bashkuar mund ta ndalonte atë. Ai tha gjithashtu se vizita e liderëve tregoi se Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj

Udhëheqësit thanë gjithashtu se më shumë armë po dërgoheshin në Ukrainë, duke përfshirë gjashtë armë të tjera Ceasar me rreze të gjatë nga Franca.


Video