Prangoset sërish burri i ish-ministres së Ramës

16 June 2022, 17:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prangoset sërish burri i ish-ministres së Ramës
Dardan Molliqaj

Është arrestuar nga Policia e Kosovës, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Molliqaj, së bashku me disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, ishin pjesë e protestës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjatë protestës ka kritikuar ekzekutivin për vendosjen e policisë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Me vendos policinë është provokim. Me i heq rrethojat pastaj ta vendosesh policinë është provokim. Nuk pashë që u sulmua dikush, qeveria Kurti i ka hequr rrethojat, ju lutem gjeni arsyetimin publik ku thotë që i kemi hequr rrethojat për me qenë e qasshme për qytetarin. Veteranët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, qytetarë meritorë të republikës dhe lirisë, pse po ua qet’ Policinë? Pse po i heq rrethojat pra, lej rrethojat”, deklaroi Molliqaj që është edhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Prangoset sërish burri i ish-ministres së Ramës

Ndërsa për Molliqaj, protesta është reagim ndaj padrejtësisë që u është bërë veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një fletë arrest ndaj Molliqajt, pasi ai po akuzohet për sulm fizik ndaj Haki Abazit.

Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të një debati televizion në Kosovë.

Molliqaj i ka kërkuar sqarime pas emisionit dhe në debat e sipër e ka goditur me grushte në fytyrë.

Pas arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës, tani është prangosur edhe Frashër Krasniqi bashkë anëtarin e PSD-së, Zgjim Hyseni.

Nuk dihen arsyet e arrestimit të Krasniqit dhe Hysenit.


Video