Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Daniele Bedini, autori i dyshuar i vrasjes së Nevila Pjetrit, akuzohet se qershorin e vitit të kaluar të ketë vrarë dhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Carlo Bertolotti, i njohur ndryshe si Camilla, pasi ishte trans.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se edhe në vrasjen e Nevila Pjetrit edhe në atë të Bertolottit është përdorur e njëjta armë dhe kërkohet që 32-vjeçari të hetohet për të dyja vrasjet.
Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar nga gjykata që Bedini të qëndrojë në paraburgim, deri në përfundimin e hetimeve të plota, në mënyrë që ai të gjykohet për të dyja vrasje.