TRAGJIKE në Mianmar/ Numri i të vdekurve nga TËRMETI 7.7 ballë, shkon mbi 1000 viktima!

29 March 2025, 07:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE në Mianmar/ Numri i të vdekurve nga TËRMETI  7.7
Mianmar

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.

Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb.

Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale .


Video