"Luftë" në Livorno të Italisë / Persona të armatosur sulmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

28 March 2025, 19:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Luftë" në Livorno të Italisë / Persona të

Një furgon i blinduar që dyshohet se transportonte para është sulmua pasditen e sotme përgjatë bypass-it, në karrexhatën me drejtim jugor, pak pas daljes së San Vincenzo, në Livorno të Italisë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ambulanca, raportojnë mediat italiane. Trafiku është i bllokuar dhe një prej makinave është në flakë, duke shkaktuar një shtullungë tymi të dukshme nga distanca.

Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.

Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin.

"Luftë" në Livorno të Italisë / Persona të
Sulmi ndaj furgonit të blinduar në Livorno

Video