Tmerr në Kosovë, të miturin e sulmon ujku në oborrin e shtëpisë

28 August 2025, 21:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tmerr në Kosovë, të miturin e sulmon ujku në oborrin e
Foto ilustrim

Një familje në Kosovë ka pësuar momente tmerri mbrëmjen e së mërkurës pasi një ujk ka sulmuar fëmijën e tyre të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës kur djali i vogël po luante në oborrin e banesës në lagjen “Coklarë”.

Ujku, mësohet të ketë hyrë në oborr dhe e ka sulmuar fëmijën duke i shkaktuar dëmtime në gjoks dhe shpinë.

I mituri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Prishtinë për mjekim më të specializuar.


Video