Merz dhe Macron darkojnë në jug të Francës: E qartë se s'do ketë takim Zelensky-Putin

28 August 2025, 20:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merz dhe Macron darkojnë në jug të Francës: E qartë se

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se “është e qartë që nuk do të ketë një takim” në të ardhmen e afërt midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndryshe nga sa kishte shpresuar presidenti amerikan, i cili kishte kërkuar një zgjidhje diplomatike për përfundimin e luftës.

Është e qartë se një takim i tillë nuk do të ndodhë, ndryshe nga ajo që ishte rënë dakord më parë midis presidentit Trump dhe presidentit Putin,” u shpreh Merz, në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron.

Dy liderët u takuan për një darkë pune në Fort Bregançon, në jug të Francës, ku dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat para se të nisnin bisedimet zyrtare.

Sipas Mertz, në axhendën e takimit ishin përfshirë çështje dypalëshe, si bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe tema ndërkombëtare, si situata në Ukrainë dhe përpjekjet për të reduktuar burokracinë në Bashkimin Evropian.

 


Video