Tetë ushtarë izraelitë u vranë në Gazën jugore të shtunën, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, në një nga incidentet më vdekjeprurëse që nga 7 tetori.
IDF tha se incidenti ishte ende në shqyrtim, por gjetjet paraprake treguan se një automjet i blinduar që transportonte ushtarë si pjesë e një kolone ishte goditur nga një shpërthim rreth orës 5:15 të mëngjesit me orën lokale gjatë një operacioni që synonte "infrastrukturën terroriste" në pjesën veriperëndimore të Tal al-Sulltan.
"Sipas informacionit që kemi në këtë pikë, një nga automjetet inxhinierike në kolonë u godit nga një shpërthim që me sa duket u shkaktua nga mjetet shpërthyese të vendosura në zonë ose si rezultat i zjarrit me raketa antitank", tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një konferencë për shtyp.
“Vlerësimi aktual është se mjeti i blinduar ‘Nemera’ është goditur si pasojë e një shpërthimi të një bombe anësore. Përveç kësaj, në automjet kishte mjete inxhinierike që përfshinin materiale shpërthyese. Shpërthimi ishte i fortë dhe mund të jetë shkaktuar nga ndezja e lëndës plasëse në automjet. E gjithë kjo nuk supozohet të ndodhë dhe për këtë arsye incidenti po shqyrtohet”, tha IDF.