Suedia pritet të marrë nesër aprovimin e plotë për t’u bërë anëtare e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, NATO.
Lajmin e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbrëmjen e sotme teksa ka thënë se Turqia nuk do të jetë pengesë.
Sipas Stoltenberg, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Me kënaqësi të njoftoj se pas takimit me të cilin prita Erdogan dhe kryeministrin suedez, Presidenti Erdogan ka rënë dakord t'ia përcjellë protokollin e pranimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, ka njoftuar Stoltenberg teksa ka shpërndarë një fotografi të tij dhe dy liderave, suedez dhe atij turk.
Glad to announce that after the meeting I hosted with @RTErdogan & @SwedishPM, President Erdogan has agreed to forward #Sweden's accession protocol to the Grand National Assembly ASAP & ensure ratification. This is an historic step which makes all #NATO Allies stronger & safer. pic.twitter.com/D7OeR5Vgba
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 10, 2023
Më herët gjatë ditës së sotme, Erdogan tha se liderat e BE-së duhet t’i hapin rrugë anëtarësimit të Turiqsë në rajon, përpara se të mbështesë Suedinë në NATO.
Samiti dy ditor i NATO-s do të nisë diën e nesërme në Vilinius në Lituanisë.
Finlanda dhe Suedia njoftuan synimet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, duke përmbysur kështu një politikë historike të mosangazhimit në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.