Gjashtë persona janë prangosur nga policia gjatë një aksioni në Francë, mes tyre katër shtetas shqiptarë, të akuzuar si organizatorë të një operacioni për kultivimin e kanabisit.
Policia franceze thotë se brenda banesës në fshatin Morette, të Isère-s, janë gjetur plot 4,000 rrënjë kanabisi, që do të jepnin një prodhim prej 1,100 kilogram.
Bimët narkotike rriteshin me llampa UV, brenda një magazine me sipërfaqe 700 m2.
Katër shqiptarë dhe dy francezë janë arrestuar lidhur me zbulimin e sasisë së madhe të drogës. Dy prej shqiptarëve ishin mbyllur brenda magazinës prej dy muajsh dhe e kishin të ndaluar të dilnin. Ata merreshin me kultivimin e bimëve narkotike.
Nëse do të hidhej në treg, sipas autoriteteve franceze, droga do të sillte një fitim prej 10-15 milionë eurosh.