Kujdes! Kjo është sfida e TikTok që ka shkaktuar katër vdekje në pak ditë

10 July 2023, 20:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujdes! Kjo është sfida e TikTok që ka shkaktuar katër
Foto ilustruese

Herë pas here, në rrjetet sociale nisin ato që quhen si “sfida” dhe përdoruesit e shumtë priren t’i realizojnë qoftë për qejf apo për disa klikime më shumë.

Por shpesh këto sfida janë tepër të rrezikshme, dhe jo në pak raste kanë rezultuar fatale.

Më e fundit është ajo e hedhjes nga pjesa e pasme e skafit teksa është duke lundruar me shpejtësi.

Autoritetet në Alabama thonë se të paktën katër persona kanë ndërruar jetë duke tentuar të realizojnë këtë sfidë.

Hedhja nga një skaf që është me shpejtësi mund të rezultojë fatale, me thyerjen e qafës, apo mbytje për shkak të dallgëve të mëdha që krijohen nga motori.

“Ndodh rrallë, por nuk do të thotë se duhet të vazhdojë. Të gjitha vdekjet kanë qenë të shmangshme. Në shkurt një baba vdiq teksa u hodh nga skafi ku ndodhej me gruan dhe tre fëmijët. Vdekja më e fundit ishte në muajin maj. Të gjithë viktimat janë meshkuj”, u shpreh për mediat në SHBA një anëtar i ekipit të ndihmës së parë.


Video