Kolumbia tërhiqet dhe thotë se do të dërgojë avionin presidencial në SHBA, për të marrë pas “në mënyrë dinjitoze” dhjetra emigrantë ilegalë.
Zhvillimi vjen brenda dy orësh pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë tarifa të rënda ndaj Kolumbisë, pasi ata refuzuan uljen e dy avionëve luftarakë amerikanë me dhjetra emigrantë ilegalë të dëbuar.
Trump postoi më pas një fotografi ku shfaqej si “Don” i mafias teksa shkruante “Provoje po ta mbajti”.
Nuk kaluan shumë kohë kur Presidenca e Kolumbisë njoftoi se do të dërgojë avionin presidencial në SHBA për t’i marrë emigrantët.
“Presidenti Petro Gustavo siguron një avion presidencial për kthimin dinjitoz të bashkëqytetarëve të tij dhe do të udhëheqë përpjekjet në Asamblenë e Jashtëzakonshme të CELAC”, njofton presidenca kolumbiane.
???? #Atención | El Presidente @PetroGustavo dispone avión presidencial para el retorno digno de connacionales y liderará esfuerzos en la Asamblea Extraordinaria de la CELAC. pic.twitter.com/6ML5c8qjOp
— Presidencia Colombia ???????? (@infopresidencia) January 26, 2025