"Tentoi të më rrëzonte qeverinë", kryeministri pakistanez akuza Donald Lu

3 April 2022, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Tentoi të më rrëzonte qeverinë", kryeministri
Kryeministri pakistanez Imran Khan dhe ish ambasadori amerikan ne Shqipëri, Donald Lu

Kryeministri pakistanez Imran Khan i mbijetoi përpjekjes së opozitës për ta rrëzuar nga pushteti pasi një mocion mosbesimi ndaj tij u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, që pretendoi se ishte një “komplot i huaj”.

Ndërkohë, Imran Khan pretendon se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare./Indiatoday


Video