Takim trepalësh në Elysee mes Trump, Macron dhe Zelensky

7 Dhjetor 2024, 17:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi Trump, Macron, Zelensky

Një takim i shkurtër është mbajtur në pallatin Elysee mes Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky.

Sipas raportimeve të medieve franceze Trump tashmë është tashmë duke biseduar Macron, dhe pritet ardhja e presidentit ukrainas.

Burimet thonë se vonesa e mbërritjes së Trump në takimin me Macron ka qenë ndoshta e motivuar nga takimi i mëpasshëm që do të pasojë takimin dypalësh mes Macron dhe Trump.

Macron ka ftuar liderat perëndimorë në inagurimin e restaurimit të katedrales së famshme "Notre-Dame"që u dëmtua nga një zjarr në çati pesë vite më parë.

Në ceremoni mungon Papa Françesku, ndërsa prani surprizë pritet të jetë ajo e Elon Musk.

Video