Rebelët sirianë rrethojnë Damaskun, Bashar al-Assad ndodhet në kryeqytetin sirian

7 Dhjetor 2024, 16:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rebelët sirianë

Rebelët sirianë kanë arritur në periferi të Damaskut, bënë me dije aktivistët e opozitës dhe një komandant i tyre të shtunën, ndërsa një ofensivë e shpejtë në të cilën ata kanë pushtuar disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë vazhdon të zgjerohet.

Rami Abdurrahman, i cili drejton Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, një monitorues i luftës i opozitës, tha se kryengritësit ishin të pranishëm në periferitë e Damaskut, Maadamiyah, Jaramana dhe Daraya.

Ai tha se luftëtarët e opozitës po marshonin gjithashtu nga Siria lindore drejt periferisë së Damaskut, Harasta.

Hassan Abdul-Ghani, një komandant rebel, postoi në Telegram se forcat opozitare kishin filluar të rrethojnë Damaskun në "fazën e fundit" të ofensivës së tyre. Ai tha se luftëtarët po shkonin nga Siria jugore drejt Damaskut.

Sakaq, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ndodhet në Damask dhe po kryen punën e tij nga kryeqyteti, tha të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve siriane.

Video