SKANDALI në Itali, zyrtari libian i arrestuar për krime kundër njerëzimit lirohet dhe kthehet në Libi

23 Janar 2025, 09:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lirimi dhe kthimi në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, i Nizem Ozama Elmasri Habis, kreut të policisë gjyqësore libiane, shkaktoi reagimin e ashpër të opozitës italiane.

Elmasri u arrestua të dielën e kaluar në Torino, ku kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për “krime kundër njerëzimit”.

Siç raportojnë mediat italiane, ndërsa është i ngarkuar me akuza për tortura, ai vazhdon të kontrollojë qendrat ku mbahen emigrantë të parregullt në Libi.

Arrestimi i tij nuk u ratifikua pasi gjyqtarit përgjegjës nuk iu dha “drita jeshile” e nevojshme nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio.

Siç raporton televizioni privat La7, Elmasri u deportua dhe u kthye në Tripoli me një avion italian të tipit Falcon.

Përfaqësuesit e opozitës (nga Partia Demokratike në Italinë e Vlerave dhe aleancën e Ambientalistëve dhe të Majtës Italiane) nënvizuan se qeveria duhet të japë një shpjegim të menjëhershëm dhe se kjo është një zgjedhje krejtësisht e gabuar, politike.


“Si është e mundur që një kriminel lufte të shkojë i papenguar në stadiumin e vendit tonë? Është e paimagjinueshme”, theksoi ekzekutivi i “demokratëve”, Paolo Ciani.

Në deklaratën e tij të shkurtër, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, theksoi se në të gjithë çështjen është ndjekur një procedurë e gabuar, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk e ka njoftuar me kohë, siç duhet, kolegun e tij Carlo Nordio. Ministri i Brendshëm italian Matteo Piandendozzi nesër të enjten pritet të informojë parlamentin për këtë çështje.

Video