Situatë dramatike në Greqi, njerëzit ngjiten nëpër çati për të shpëtuar nga mbytja

7 September 2023, 08:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë dramatike në Greqi, njerëzit ngjiten nëpër
Pamje nga përmbytjet në Greqi

Pas zjarreve të frikshme që shkaktuan dëme kolosale, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me reshje të mëdha shiu dhe stuhi.

Shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur, ndërsa njerëzit gjenden të vështirësi të mëdha.

Situata dramatike raportohet në fushën e Kardicës. Pothuajse të gjitha fshatrat janë nën ujë.

Njerëzit janë ngjitur mbi çati, ose në vende më të larta për të kërkuar ndihmë.

Është kërkuar ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërsa po ashtu  kërkohet dhe helikopter për shpëtimin e qytetarëve.


Video