Organizata terroriste e serbëve në Veri të Kosovës kërcënon edhe Albin Kurtin

6 September 2023, 17:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Organizata terroriste e serbëve në Veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada”, “Brigada e Veriut ka kërcënuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Profili i organizatës në Facebook, ka kërcënuar mbrëmë Kurtin duke deklaruar se “kanë armatime me tonelata”. Deklarata e tyre vjen pasi policia e Kosovës organizoi një aksion që u sekuestroi atyre dhjetra armatime të rënda dhe lëndë shpërthyese.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit snajper, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, si këto kemi me tonelata”.

Më herët, “Severna Brigada” kërcënoi përmes një mesazhi në Facebook edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, si armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Në komentet e postimit të Sveçlës, ata shkruan se “Unë personalisht do të të likuidoj, vetëm momenti pritet”.

Sipas medieve në Kosovë ky profil në Facebook është vërtet nën administrim nga organizata terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).


Video