Shtëpia e Bardhë: Rusia ka rënë dakord për armëpushim në Detin e Zi, negociatat vazhdojnë

25 Mars 2025, 16:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / Shtëpia e Bardhë

SHBA thotë se ka rënë dakord për armëpushim detar me Rusinë dhe Ukrainën për të siguruar "lundrim të sigurt në Detin e Zi", si dhe po punohet për hartimin e masave për të ndalur goditjet ndaj sistemeve energjitike.

Shtëpia e Bardhë sapo ka publikuar dy mesazhe nga bisedimet e saj me Rusinë dhe Ukrainën, duke shpallur në mënyrë efektive një marrëveshje për një armëpushim në det "për të garantuar lundrim të sigurt, për të eliminuar përdorimin e forcës dhe për të parandaluar përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi".

Mesazhi tha gjithashtu se të dy vendet ranë dakord të "zhvillojnë masa për zbatimin" e marrëveshjes së mëparshme për të ndaluar goditjet kundër infrastrukturës energjetike, thuhej në të dyja deklaratat.

Ukraina dhe Rusia gjithashtu “do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratat.

Në mesazhin për Ukrainën, Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se SHBA konfirmoi se "mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në arritjen e shkëmbimit të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të transferuar me forcë".

Dokumenti specifik për Rusinë vuri në dukje se SHBA-ja do të ndihmonte "të rivendoste aksesin e Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave kimike, të ulë kostot e sigurimit detar dhe të rrisë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla".

Të dy versionet përfunduan duke theksuar se "Shtetet e Bashkuara përsëritën imperativin e Presidentit Donald J. Trump se vrasjet nga të dyja anët e konfliktit Rusi-Ukrainë duhet të ndalet, si hapi i nevojshëm drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje".

"Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të lehtësojnë negociatat midis të dyja palëve për të arritur një zgjidhje paqësore, në përputhje me marrëveshjet e bëra në Riad", thanë ata.

Video