Shpërthime me bombë në tre autobusë në Tel Aviv, dyshohet për sulm terrorist

20 February 2025, 21:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthime me bombë në tre autobusë në Tel Aviv,
Shpërthime në Tel Aviv

Një sulm terrorist me shpërthime të shumta ka ndodhur të enjten në mbrëmje në periferi Bat Yam të Tel Avivit.

Sipas raportimeve të para, shpërthime kanë ndodhur në tre autobusë në të njëjtën kohë. Autobusët po udhëtonin për në parkingun e tyre në atë kohë.

Siç njoftoi bashkia lokale, “për mrekulli autobusët mbërritën në parkingjet pak minuta para shpërthimit”.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa sulmi cilësohet si “terrorist”.

Autobusët dhe trenat në zonë janë pezulluar, ndërsa hetimet po zhvillohen për vendosjen e mjeteve të tjera shpërthyese.


Video