Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër me policinë, përmbysin makinat në rrugë (FOTO)

8 December 2025, 17:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër
Pamje nga protesta

Nuk ndalen protestat e mëdha të fermerëve në Greqi. Në Kretë situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa protestat e fermerëve janë shndërruar në përplasje të dhunshme.

Fermerët janë parë te ndjekin policinë me shkopinj tradicionalë dhe gurë, ndërsa kanë përmbysur edhe një makinë patrulle.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Aeroporti i Heraklionit u mbyll, pasi qindra fermerë hynë në pistë, duke ndërprerë fluturimet.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Edhe aeroporti i Hanjas u bllokua dhe do të mbetet i mbyllur deri pasditen e sotme. Dy fluturime nga Athina dhe Rodos u detyruan të anulohen, për shkak të kaosit. Fotot nga vendngjarja tregojnë përplasje të ashpra, që e kanë kthyer zonën në një skenë beteje.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Fermerët paralajmërojnë vazhdimin e protestave dhe zgjerimin e blloqeve në të gjithë vendin. Në disa qarqe policia është tërhequr, pas përplasjes së dhunshme me protestuesit.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Në Kretë qindra mjete bujqësore janë nisur drejt portit dhe aeroportit “Nikos Kazantzakis”.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Edhe në pjesë të tjera të Greqisë janë ngritur blloqe në rrugët kryesore dhe në autostrada. Fermerët e Peloponezit dhe Atikës janë bashkuar në një plan të përbashkët veprimi.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Disa pika kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë janë bllokuar për orë të tëra.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

Autoritetet paralajmërojnë ndërprerje të reja të qarkullimit gjatë ditës. Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen derisa qeveria të pranojë kërkesat e tyre.

Shpërthejnë fermerët në Greqi, përplasje e ashpër

 



Video