Shifrat: Sa mendohet të jetë bilanci i viktimave në 18 muaj luftë Rusi-Ukrainë sipas inteligjencës amerikane

18 August 2023, 21:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shifrat: Sa mendohet të jetë bilanci i viktimave në 18 muaj
Foto ilustruese

Edhe pse ka kaluar mbi një vit nga lufta në Ukrainë, bilanci i deritanishëm i viktimave dhe të plagosurve mbetet pjesë e spekulimeve.

Por sipas asaj që zyrtarët amerikanë i kanë thënë Neë York Times, vlerësojnë se rreth 500,000 trupa ukrainase dhe rusë janë vrarë ose plagosur në 18 muaj luftë.

Ndërkohë, Ukraina pretendon se gati 500 mijë të vrarë janë vetëm rusët.

Sipas tyre pala me më shumë të prekur është ajo ruse, ku numërohen rreth 300 mijë të tillë, ndër të cilat 120 mijë vdekje, edhe pse Kremlini pohon zyrtarisht se “vetëm” 6 mijë trupa ruse janë vrarë në betejë.

Nga ana tjetër, Ukraina është afër 200 mijë të prekurve, ku numërohen 70,000 vdekje dhe deri në 120,000 të plagosur.

 


Video