Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tetë avionë të tjerë luftarakë amerikanë F-15 mbërritën këtë të hënë në Poloni për të marrë pjesë në patrullimin ajror të NATO-s mes shenjave të vazhdueshme të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Më shumë avionë amerikanë F-15 zbarkuan sot në bazën në Lask”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.
"Tetë avionë u bashkohen atyre që erdhën në Poloni javën e kaluar", shtoi ai.
Gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë thanë se 3000 ushtarë të tjerë amerikanë do të dërgoheshin në Poloni në ditët në vijim.
Rreth dy të tretat e ose rreth 1700 trupa amerikane kanë mbërritur tashmë në Poloni.