SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit, vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian

22 Qershor 2025, 11:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaja Kallas

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën për të diskutuar për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën “X” ka shkruar se Iranit nuk duhet t’i lejohet zhvillimi i bombës bërthamore, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi.

“Irani nuk duhet lejuar ta zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë nesër lidhur me situatën”, ka shkruar Kallas.

Video