"Pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën", kreu i OKB për sulmet amerikane ndaj Iranit: Rrezik që konflikti të dalë jashtë kontrollit

22 Qershor 2025, 08:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe OKB-ja ka dhënë reagimin e saj ndaj sulmeve.

Duke e quajtur atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se tani ekziston një “rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”.

Ai shton në postimin në X: “Në këtë orë të rrezikshme, është thelbësore të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja.”

Video