Sot kancelari Federal Olaf Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Evropën Juglindore.
Stacionet janë kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia Veriore) dhe Sofja (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku.
Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann.
Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. Por procesi i zgjerimit në BE deri më tani ka dështuar - jo vetëm për shkak të mospërputhjeve të brendshme në BE, por edhe për shkak të çështjeve të pazgjidhura në vetë rajonin.
Rëndësia e rajonit për sigurinë në Evropë del në pah qysh në ndalesën e parë të kancelarit gjerman në Prishtinë.
Më 22 qershor 2022, Bundestagu gjerman do të votojë për vazhdimin e mëtejshëm të mandatit për pjesëmarrjen gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it, e cila ka siguruar paqen atje që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.
Gjatë vizitës së tij, Olaf Scholz do të vizitojë edhe ushtarët e Bundesverit të vendosur atje.