Lufta më afër se kurrë, Erdogan nxjerr ushtrinë dhe kërcënon Greqinë: S’po bëj shaka

9 June 2022, 19:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta më afër se kurrë, Erdogan nxjerr ushtrinë dhe
Recep Tayyip Erdogan

Situata në Egje duket tejet e tensionuat teksa Turqia dy ditë më parë paralajmëroi Greqinë me pushtimin e ishujve, nëse Athina zyrtare vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë.

Ditën e sotme ka ardhur një paralajmërim i fortë për Greqinë dhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ai i ka kërkuar Greqisë që të mos armatosë ishujt e saj, në të kundërt do të përballet me pasoja. 

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Greqisë që të ndalojë armatosjen e ishujve që janë nën statusin civil dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht.

E paralajmërojmë Greqinë si një shekull më parë që të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve që do ta bëjnë të pendohet.

Turqia nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj në Egje dhe nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime që janë të njohura nga marrëveshjet ndërkombëtare për armatosjen e ishujve” tha ai gjatë një stërvitje ushtarake në Izmir.


Video