“Putin do jetë në pushtet edhe për 6 muaj…”

8 June 2022, 23:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Putin do jetë në pushtet edhe për 6 muaj…”
Ish oficeri i Inteligjencës Britanike

Një ish-oficer britanik i inteligjencës thotë se ai “nuk e sheh” presidentin rus Vladimir Putin të jetë në pushtet 3 deri në 6 muaj nga sot.
Duke folur për programin World at One të BBC Radio 4, Christopher Steele tha se sapo sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, veçanërisht ato energjetike, do të fillojnë të kenë efekt të plotë, ditët e Putinit do të jenë të numëruara. Steele tha se ka shenja që tregojnë se shëndeti i Putin po përkeqësohet. Nëse burimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë të drejtë, tha ai, udhëheqësi rus mund të jetë i paaftë për të vijuar qëndrimin në pushtet brenda 6 muajve.


Video