Donte të ndaheshin, 14-vjeçari vret të dashurën e tij minorene

9 June 2022, 23:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donte të ndaheshin, 14-vjeçari vret të dashurën e tij
Ilustrim

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Francë me një 13-vjeçare të vrarë nga i dashuri i saj 14-vjeçar. Adoleshenti pas arrestimit ka rrëfyer se ka kryer krimin e tmerrshëm. Trupi i pajetë i 13-vjeçares u gjet mëngjesin e sotëm në fshatin Clesse, në Francën qendrore.

Sipas prokurorisë, 14-vjeçari ka rrëfyer se ka goditur me thikë dhe ka vrarë të dashurën e tij mbrëmjen e së mërkurës. Vajza 13-vjeçare është gjetur e pajetë në një rrugë, afër shkollës fillore të fshatit, mëngjesin e sotëm. 

14-vjeçari ka rrëfyer në polici se gjatë një takimi natën ka arritur ta godasë disa herë me thikë, veçanërisht në qafë. Prokurori Eric Zayet nuk tha se cili ishte motivi i të miturit. Policia beson se ai mund ta ketë vrarë sepse ajo donte të ndahej.


Video