Rusia i ndërpret furnizimin me gaz Polonisë

26 April 2022, 20:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia i ndërpret furnizimin me gaz Polonisë
Gazi rus

Rusia ka vendosur të pezullojë nga nesër furnizimet me gaz në Poloni sipas kontratës Yamal.

Ndërprerja e furnizimit me gaz ka ardhur pasi Polonia ka refuzuar të paguajë me rubla.

Lajmi është raportuar nga faqja polake e internetit Onet duke cituar burime qeveritare dhe sektorin polak të energjisë.

Një ekip krizash tashmë është takuar në ministrinë polake të Klimës për të trajtuar çështje, që kjo situatë mos shkaktojë një krizë në furnizimin.

Ndërkohë shumë vende të BE janë duke marrë masa që të ndërpresin sa më shpejt varësinë energjetike nga Rusia.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habcek u shpreh së fundmi se Gjermania është pranë pavarësisë nga nafta ruse, duke shtuar se embargoja tashmë është e menaxhueshme.

 


Video