
Afrikano-amerikani i parë që ka shërbyer për si truprojë sigurie presidenciale është në mesin e tre personave që janë falur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Abraham Bolden Sr, sot 86 vjeç, u dënua në vitin 1964 me akuzat për ryshfet. Kushtetuta e SHBA u jep presidentëve autoritetin për të falur dënimet ose për të shkurtuar dënimet. Vendimet faljes së së martës janë të parat e administratës së Biden.
"Amerika është një komb ligjesh dhe shansesh të dyta, shpengimi dhe rehabilitimi," tha presidenti.
"Të ndihmosh ata që shërbyen kohën e tyre të kthehen në familjet e tyre dhe të bëhen anëtarë kontribues të komuniteteve të tyre është një nga mënyrat më efektive për të reduktuar recidivizmin [shkeljen e përsëritur] dhe për të ulur krimin", tha Biden.
Tre personat që do të falen janë Bolden, nga Chicago, Illinois; Betty Jo Bogans, 51 vjeç, nga Hjuston, Teksas dhe Dexter Eugene Jackson, 52 vjeç, nga Athina, Georgia.
Bolden u emërua në shërbimin sekret të Presidentit John F Kennedy në vitin 1961, në moshën 26-vjeçare. Kjo e bëri njeriun e parë me ngjyrë që ruante një president amerikan.
Sipas tij, Kennedy dikur e prezantoi atë si "Jaki Robinson i Shërbimit Sekret" - një referencë për afrikano-amerikanin e parë që luajti bejsboll profesionist.
Në vitin 1964, Bolden u pushua nga Shërbimi Sekret pasi u akuzua për përpjekje për të shitur një dosje qeveritare në këmbim të një ryshfeti prej 50,000 dollarësh.
Ai i mohoi akuzat, duke pohuar se ishte akuzuar pas përpjekjeve për të ekspozuar sjellje të pahijshme brenda agjencisë.
Ndër akuzat e tij ishin se agjentët e Shërbimit Sekret pinin shumë në punë, humbnin turnet dhe përdornin automjetet e tyre zyrtare për të transportuar gra, ose për të vizituar bare. Ai tha gjithashtu se ishte përballur me abuzim racist nga kolegët e tij.
Ai mblodhi para për mbrojtjen e tij ligjore përmes një serie recitalesh në piano në Çikago.