Rebelët Houthi vijojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq!

20 January 2024, 08:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rebelët Houthi vijojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq!

Komanda Qendrore e SHBA-së raporton se forcat e saj kanë shkatërruar tre raketa të lëshuara nga rebelët Houthi.

Ushtria amerikane tha se identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon.

“Forcat amerikane më pas goditën dhe shkatërruan raketat në një akt vetëmbrojtjeje”, thuhet në deklaratë.


Video