Presidenti rus Vladimir Putin u takua me të dërguarin më të lartë të Donald Trump në Shën Petersburg, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer në rrugën e duhur bisedimet e ngecura të paqes.
Steve Witkoff i shtrëngoi dorën Putinit ndërsa të dy filluan takimin e tyre, i cili vjen në një sfond tensionesh në rritje midis Moskës dhe Uashingtonit.
Trump tha në mediat sociale pak para se të takoheshin: "Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po VDESIN, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë."
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi për të mos patur pritshmëri të larta për një "përparim" në takimin e Shën Petersburgut.
Më herët këtë të premte, diplomati më i lartë i BE-së ngriti shqetësime në lidhje me planin e Britanisë për një Koalicion të Gatishmërisë për të kontrolluar çdo armëpushim të ardhshëm. Kaja Kallas tha se bisedimet në Bruksel nuk kishin përparuar, duke bërë që John Healey, sekretari i mbrojtjes, të këmbëngulte se ato ishin "vërtet reale".
⚡️ President of Russia Vladimir Putin receives the US Special Envoy @SteveWitkoff
— MFA Russia ???????? (@mfa_russia) April 11, 2025
The meeting has commenced: https://t.co/C41iliGFGm pic.twitter.com/nPCwMThQwP