Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet në aeroport nga Kim Jong Un

18 June 2024, 20:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet në aeroport nga Kim
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Korenë e Veriut ku është takuar me diktatorin Kim Jong Un.

Rrugët e Phenianit ishin zbukuruar me flamuj rusë dhe postera të Putinit përpara mbërritjes së tij në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës me orën lokale.

Kjo është vizita e tij e parë e tij që nga viti 2000. Vizita e kësaj jave është një udhëtim i rrallë jashtë shtetit për Putinin që kur nisi pushtimi i Ukrainës në 2022, dhe një moment kyç për Kim Jong Un, i cili nuk ka pritur një lider tjetër botëror në vendin e tij të izoluar politikisht që nga pandemia e koronavirusit.

Vizita e Putinit do të ndiqet nga afër në të gjithë botën dhe pritet të çimentojë më tej partneritetin në rritje midis dy fuqive që bazohet në armiqësinë e tyre të përbashkët ndaj Perëndimit dhe të nxitur nga nevoja e Moskës për municione për luftën në Ukrainë.

Pas vizitës së tij në Korenë e Veriut, Putin ka planifikuar të udhëtojë në Hanoi ku do të takohet me liderat komunistë vietnamezë.

Udhëtimi i Putinit në Korenë e Veriut do të ketë një axhendë “shumë plot ngjarje”, tha ndihmësi i tij Yuri Ushakov gjatë një konference për shtyp të hënën. Të dy krerët planifikojnë të nënshkruajnë një partneritet të ri strategjik, tha Ushakov.


Video