Putin do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

28 February 2022, 16:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi
Vladimir Putin dhe Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko

Rusia po planifikon që të vendosë arsenal të vetin bërthamor në Bjellorusi, shtetin klientelist të cilin Putin po e përdor për ofensivën e vet mbi Ukrainën.

Por, plani rus bllokohej nga kushtetuta bjelloruse, që ja ndalonte vendit armët bërthamore. Për këtë mendoi Lukashenko.

Me shpejtësi dhe në mes të një lufte me Ukrainën, diktatori bjellorus dhe vasali i Putinit ndërmori një referendum të rremë për ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e kësaj pengese. Referendumi u mbajt ditën e diel dhe këtë të hënë u publikuan rezultatet.

Për Perëndimin është e qartë. Vendimi nuk bën fjalë që Bjellorusia të shndërrohet në një shtet bërthamor, por që t’i hapë rrugën Putinit për të vendosur më pranë kufijve të unionit armët e veta bërthamore.

“Ka një referendum të rremë në Bjellorusi që synon ndryshimin e Kushtetutës për t’i dhënë vendit statusin e vendit bëthamor. Kjo është shumë e rrezikshme. Nëse vendi ndryshon statusin e tij si një vend bërthamor, ne e dimë se ç’do të thotë. Do të thotë që Bjellorusia të bëhet vend bërthamor. Do të thotë, që Rusia të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi. I bëra thirrje qytetarëve të Bjellorusisë për të protestuar mbi këtë dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

 


Video