“Pushtimi nis të mërkurën”, Presidenti ukrainas i drejtohet SHBA-së: Na tregoni provat!

13 February 2022, 08:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pushtimi nis të mërkurën”, Presidenti ukrainas i
Volodymyr Zelenski

Në Ukrainë jeta vazhdon normalisht, duket se nuk ka panik, ndaj dhe njoftimi i shërbimeve sekrete amerikane se Rusia do të pushtojë vendin të mërkurën i ka kapur në befasi.  

Presidenti i vendit Volodymyr Zelenski deklaroi për mediat se “ ky rrezik ekziston dhe se vendi është i gatshëm t’i përgjigjet”, por “në qoftë se amerikanët janë 100% të sigurt që do të ketë një sulm, të na tregojnë provat”.

Megjithatë pavarësisht qetësisë në Ukrainë, sinjalet tregojnë krejt të kundërtën. Vendi është i rrethuar nga trupa ushtarake ruse dhe shumë shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga vendi.


Video