Presidentja Osmani i bashkohet manifestimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK!

17 Shkurt 2026, 14:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë janë bashkuar në një manifestim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. 

Pjesë e marshimit janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla, dhe figura të tjera politike në Kosovë e Shqipëri.

Kryetarja e shtetit të Kosovës është shfaqur përkrah të birit të Hashim Thaçit, ndërsa shumë qytetarë mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet: “Historia nuk mund të rishkruhet”, apo “Liri në emër të popullit”.

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në manifestim, duke shprehur keqardhjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte. Të gjithë ish-drejtuesit i kanë mohuar të gjitha këto akuza.


Video