"Kosova e burgosur"/ Protesta e veçantë kundër gjyqit në Hagë, Newborn rrethohet me hekura

17 Shkurt 2026, 08:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, mbrëmjen e djeshme është “burgosur” nga Gjykata Speciale.

Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me hekura, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë në një imazh burgu.

Në rrethim është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: “Kosova e burgosur!”, për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndërkohë, nesër në Prishtinë, në 18-vjetorin e pavarësisë, mbahet protesta pro ish-liderëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. 



Video