Presidenti Trump uron Papën e ri, Leonin XIV: Është Papa i parë amerikan, mezi pres ta takoj

8 Maj 2025, 19:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump dhe Papa Leoni

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më të lartë të Kishës Katolike.

Në një postim në platformën e tij, Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan:

“Urime kardinalit Kardinal Robert Francis Prevost i cili sapo është shpallur Papë. Është nder të mësosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë gëzimi dhe çfarë nderi i madh për kombin tonë. Mezi pres ta takoj Papa Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë kuptimplotë!”, thotë Trump.

 

 


Video