Pas më shumë se një viti, Kina raporton viktima nga COVID-19

19 March 2022, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas më shumë se një viti, Kina raporton viktima nga COVID-19
Varianti Omicron

Autoritetet shëndetësore kineze raportuan vdekjet e para nga COVID-19 në më shumë se një vit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit zbuloi dy vdekje në provincën Jilin, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve të Kinës në 4,638.

Të dy ishin të moshuar, njëri prej tyre i vaksinuar. 

Kina po përballet me një valë të variantit Omicron, me 2,157 raste të reja të raportuara të shtunën dhe rreth 29 mijë që nga muaji mars. Varianti shumë ngjitës po vë në provë doktrinën kufizuese “zero-COVID” të vendit komunist.

Shumë nga rastet e reja të së shtunës ishin në provincën Jilin, e cila tani është subjekt i ndalimit të udhëtimit. 


Video