Pamje tragjike / Ura shembet mbi trenin e pasagjerëve në Rusi, 7 të vdekur dhe 31 të plagosur rëndë

1 June 2025, 08:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje tragjike / Ura shembet mbi trenin e pasagjerëve në Rusi, 7

Një është shembur në rajonin e Bryansk të Rusisë, teksa poshtë saj po kalonte një tren pasagjerësh.

Rreth 31 persona janë plagosur, ndërsa shtatë prej tyre kanë vdekur, ndër ta tre fëmijë, raporton Ministria ruse e Shëndetësisë.

Ura ka zënë poshtë vagonin e një treni, ndërsa bilanci mund të rritet. Momentalisht nuk dyshohet për sabotim nga Ukraina.

Guvernatori i rajonit Bryansk raportoi se pesë persona të tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore.  Një fëmijë do të dërgohet në Moskë me ambulancë ajrore, shtoi kreu i rajonit.


Video