Avioni bie mbi një shtëpi, dy të vdekur në Gjermani (FOTO)

31 May 2025, 17:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni bie mbi një shtëpi, dy të vdekur në Gjermani (FOTO)
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korschenbroich të Gjermanisë.

Siç shkruan Bild, një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi, duke lënë të vdekur dy persona, mes tyre edhe pilotja 71-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, pilotja kishte raportuar probleme me motorin gjatë fluturimit dhe nuk vonoi shumë derisa avioni ra sipër tarracës së një shtëpie, duke e lënë të shkatërruar.

Një fqinj, e përshkruan kështu momentin dramatik:

“U dëgjua një shpërthim shumë i fortë dhe menjëherë pashë tymin që kishte mbuluar banesën. Vrapuam drejt shtëpisë për të ndihmuar. Fqinji im e kishte parë avionin duke rënë dhe arriti të dilte nga shtëpia, ndërsa gruaja e tij vdiq.”

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktima e dytë është banore e shtëpisë.

Pritet që policia gjermane të dalë me një njoftim të plotë mbi tragjedinë.

 



Video