Nis protesta masive në Serbi, vihen re simbole me hartën e Kosovës, por edhe flamuj të Greqisë

15 March 2025, 16:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis protesta masive në Serbi, vihen re simbole me hartën e
Protesta në Serbi

Ka nisur protesta masive në Beograd të Serbisë, e organizuar nga mijëra studentë dhe qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç.

Ata janë mbledhur duke udhëtuar gjatë gjithë natës, për të protestuar përpara institucioneve më të larta të Serbisë, ndaj qeverisë së tyre autokratike dhe siç e quajnë ata, të korruptuar.

Ajo që bie në sy janë flamuj që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, simbole të tjera ekstremiste por edhe një flamur i Greqisë.

Nis protesta masive në Serbi, vihen re simbole me hartën e
Protesta në Serbi

Protestuesit, nën presionin e elementeve ekstremiste të lidhura me qeverinë, kanë braktisur flamujt e Bashkimit Europian, që u shfaqën për vetëm pak çaste në ditë më parë në fillimet e protestës, me frikën se do të quhen si njerëz të futur nga “estabishmenti evropian” për të rrëzuar Vuçiçin, dhe kështu kanë përqafuar simbolet ekstremiste.

Megjihatë vlen të theksohet se mes tyre ka të infiltruar edhe shumë elementë që në të vërtetë janë ekstremistë, apo kanë qëllim të paraqesin një pamje ndryshe të asaj çka po ndodh.

Ata madje në çdo protestë e paraqesin si fitore të madhe faktin që nuk mbajnë flamuj të BE-së.


Video