Ngjarje horror në Paris, gjendet brenda një valixheje trupi i pajetë i një vajze 12-vjeçare

15 October 2022, 14:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngjarje horror në Paris, gjendet brenda një valixheje trupi i
Foto ilustruese

Një ngjarje e horror është zbuluar nga policia në Paris. Trupi i pajetë i një vajze 12-vjeçare është gjetur një në valixhe.

Policia franceze ka bërë të ditur se valixhja është gjetur pranë pallatit ku banonte viktima, në lagjen 19 të kryeqytetit francez.

Për këtë rast, policia ka vënë deri tani katër persona në pranga, ndërsa hetimet janë ende duke vijuar. Megjithatë, detajet e ngjarjes dhe lidhjet e personave të arrestuar me të janë ende të paqarta.


Video