Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
“Ne do ta kontrollojmë Gazën edhe pas luftës”, kështu deklaroi sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një takimi me krerët e autoriteteve kufitare të enklavës së rrethuar.
Netanyahu gjithashtu theksoi se do të ketë një “çmilitarizim të plotë” të Rripit të Gazës, për të siguruar që të mos ketë kërcënim për qytetarët izraelitë.
“Ne do të kemi përgjegjësi për sigurinë në Gaza për një kohë të pacaktuar”, tha ai gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan “ABC”.
Politikanët në rajon dhe jo vetëm, kanë ngritur pikërisht këtë shqetësim, mundësinë e ripushtimit të Rripit të Gazës nga Izraeli dhe frikën e shpërnguljes së popullsisë vendase.