Nënën ua vrau babai, dy djemtë e Liridona Ademajt merren në përkujdesje nga shteti suedez

10 Dhjetor 2023, 09:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë.

Shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Një prej tyre, më saktësisht personi që dyshohet se i ka siguruar armën Murselit, u arrestua mbrëmjen e së shtunës.

Video