Ndodh në Brazil/ Burri kap MAT gruan me priftin që e “këshillonte” për martesën! (VIDEO)

3 February 2026, 14:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Brazil/ Burri kap MAT gruan me priftin që e
Brazil

Një skandal erotik ka shpërthyer në Brazil, pasi një burrë ka kapur gruan e tij në flagrancë me priftin, të cilit i kishte besuar këshillimin e martesës dhe hyrjen e lirë në shtëpinë e tyre.

Sipas medias braziliane Repórter MT, gruaja, e punësuar si asistente në kishë, u zbulua nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj brenda banesës së priftit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banjo, ku ajo u gjet e veshur vetëm me një rrobë intime, ndërsa prifti ishte me pantallona të shkurtra.

Skandali mori përmasa edhe më të mëdha pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku burri dhe babai i tij përballen me priftin dhe i kërkojnë me insistim të hapë derën e dhomës së gjumit.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të forta nga përdoruesit e internetit.

Rasti ka hapur debate të forta mbi besimin, hipokrizinë dhe abuzimin me autoritetin fetar, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kisha apo autoritetet lokale.


Video