Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky është kthyer sot nga Ankaraja së bashku me pesë luftëtarë të batalionit “Azov”, të cilët ndodheshin në Turqi që prej vitit të kaluar si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.
Pesë ushtarakët mbrojtën vitin e kaluar qytetin industrial të Azovstalit, deri në momentin kur u gjetën të rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë ruse. Shumë ushtarë të këtij batalioni humbën jetën gjatë asaj beteje, dhe shumë të tjerë u kapën peng nga rusët.
“Po kthehemi në vendlindje së bashku me pesë heronjtë tanë”, shkroi Zelensky teksa publikoi edhe një video të shkurtër në rrjetet sociale. Ai u kthye nga Turqia pas përfundimit të takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës zyrtare, duke pretenduar se Turia theu marrëveshjen duke liruar ushtarët ukrainas pa i vënë më parë në dijeni.