Policia greke vret një 20-vjeçar sirian

8 July 2023, 17:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia greke vret një 20-vjeçar sirian
Foto ilustruese: Policia në Greqi

Policia në Greqi ka vrarë një emigrant sirian gjatë tentativës për t’u arratisur.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se policia greke është vënë në ndjekie të 20-vjeçarit sirian për disa minuta në zonën e Larisës.

I riu sirian ishte duke ngarë një makinë Nissan Navara të vjedhur kur i ka ikur policisë. Pas disa minutash ndjekie ai është përplasur dhe ka zbritur nga makina për t’u larguar me këmbë. Në këtë moment, një polic grek e ka qëlluar pas shpine duke e lënë të vdekur në vend.

Policia greke vret një 20-vjeçar sirian
Makina e vjedhur prej sirianit pasi u përplas me murin

Mediat greke, thonë se vrasja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Sakaq, janë po mediat greke që kanë publikuar “kartelën kriminale” të 20-vjeçarit sirian. Sipas tyre, siriani ishte i dënuar me 46 muaj burg nga një gjykatë për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.

Mbetet ende e paqartë nëse kanë nisur procedurat për policin që e qëlloi për vdekje.


Video