Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një avion ushtarak gjerman nuk arriti të ulet në Aeroportin e Prishtinës, për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot në Prishtinë.
Kjo situatë sigurisht ngjalli shqetësim tek udhëtarët të cilët do ta përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për të arritur te destinacionet e tyre.
Sipas raportimeve, shkak është bërë mjegulla e dendur që ka rënë mbi kryeqytetin e Kosovës, edhe në aeroport, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë.
Megjithatë, në web-faqen zyrtare të ANP ‘Adem Jashari’, figuron se nuk ka anulime, vonesa e as shtyrje të fluturimeve.